Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi,ka thënë se se hapja e Urës së Ibrit në Mitrovicë nuk është vendim i njëanshëm i Qeverisë së Kosovës dhe as çështje e pazgjidhur e dialogut, por më tepër është kërkesë kryesore e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ai tutje theksoi se, plani implementues i BE-së i datës 5 gusht 2016 e konsideron hapjen e urës si “Simbol i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet serbëve të Kosovës, shqiptarëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera”,
“Raporti i Komisionit për Kosovën 2020 konkludon si vijon: ‘Punimet në urën e Mitrovicës kanë përfunduar dhe ura duhet të hapet për qarkullimin e automjeteve pa vonesa apo pengesa të mëtejshme’. Ky është formulimi i BE-së, por marrëveshja është arritur mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Bislimi.
“Partnerët e QUINT-it shtuan kërkesën për inspektime teknike. Ne i kemi ndjekur të dyja rekomandimet. Tani BE-ja po kërcënon Kosovën në rast se ajo zbaton marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE dhe rekomandimet shtesë. Ne besojmë fuqishëm se BE-ja promovon më shumë liri të lëvizjes dhe më pak kufij apo mure ndërmjet etnive të ndryshme”, përfundoi postimin e tij Bislimi