Sot është mbajtur takimi i Organizatave të Shoqërisë Civile në Rajonin e Gjilanit shkruan Radio Star.
Medina Bislimi, përmes një statusi në ‘facebook’, ka thënë se kanë arritur të krijojn rrjetin e parë të organizatave të shoqërisë civile në rajonin e Gjilanit.
Postimi i plotë:
Jam tejet e lumtur, që po bëjmë histori.
Pas shumë tentimeve, në epoka të ndryshme ndërvite, ne arritëm që të krijojmë Rrjetin e Parë të Organizatave të Shoqërisë Civile në Rajonin e Gjilanit.
Po bëhen gati një vit që nga themelimi, krijuam struktura të brendshme legjitime, krijuam 6 departamente nga 16 Organizata anëtare.
CCNO-Center for cooperation and networking of organizations , po rritet e po zhvillohet, bashkë me të po rriten edhe anëtarët e saj, po vendosim standarde të reja.
Ka ardhe koha për një nivel tjeter për mënyrë e sistemit të punës në vendin tonë.
Është koha që secili prej nesh me mësu e me u ngrit në aspektin profesional e intelektual, e bashkarisht me ndërru mindset-in e me ndiku edhe në ndryshimin dhe përmiresimin e profesionalizmit. Kjo me qëllim të zhvillimit dhe evoluimit të mëtutjeshëm, duke u avancu ne mënyrë paralele me vendet e tjera në rajon e botë
Për mua, si Drejtoreshë e CCNO, është Një sfidë jo e lehtë, por njëkohësisht edhe kënaqësi për mua të jem në krye të 16 Organizatave të Shoqërisë Civile të Gjilanit.