Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator i palës kosovare në dialog me Serbinë, reagoi pas arritjes së marrëveshjes me palën serbe lidhur me çështjen e energjisë.
“Më në fund kemi miratuar udhërrëfyesin e implementimit për marrëveshjet për energjinë të vitit 2013 dhe 2015”, shkroi ai në Tëitter.
“Kjo mundëson faturimin e energjisë elektrike në 4 komunat veriore të Kosovës, sipas ligjeve dhe sistemit rregullativ të Kosovës”.
Qytetarët e komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kryesisht serbë – nuk paguajnë për rrymën e shpenzuar tash e më shumë se dy dekada.
Kjo është marrëveshja e parë e arritur në kuadër të dialogut prej se Lajçak udhëheqë me këtë proces