Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi tha se Bashkimi Evropian ka vendosur për heqjen e një pjese të masave ndëshkuese ndaj Kosovës.
“Gjatë ditës së sotme kam pranuar një letër nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, ku komunikohet se Komisioni ka vendosur për heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës. Bëhet fjalë për projekte të lidhura me programet IPA, në vlerë prej 34.6 milionë euro”, shkruan Bislimi.
Ai tha se mirëpret hapin e rashës nga ana e BE-së, për heqjen e plotë të masave.
“Në vazhdimësi kemi insistuar për heqjen e masave. Mirëpresim hapin e radhës nga ana e BE-së, i cili duhet të vijojë sa më parë me heqje të plotë të tyre. Nuk ka më asnjë arsye që një pjesë e tyre të mbeten në fuqi, sidomos pas transferimit të pushtetit në katër komunat në veri në mënyrë ligjore dhe të qetë”, përfundon Bislimi.

