Mbi 100 miliard dollarë janë humbjet e “bitcoin” 24 orët e fundit në tregun e kripto valutave. Monedha virtuale më famshme në botë ra të premten poshtë kuotës 8 mijë dollarë për të fituar më pas disa pikë, por rënia veten ditën e fundit vlerësohet me 12%, ndërkohë që ajo ka tërhequr nga pas edhe kripto valutat e tjera.
Majën “bitcoin” e arriti në 16 dhjetor të 2017, duke u vlerësuar me mbi 19 dollarë, që nga ajo ditë rënia ka vazhduar mes oshilacionesh, por javët e fundit ka qenë më e fortë.
Zhvlerësimi erdhi pasi entet rregullatorë në Shtetet e Bashkuara njoftuan se po hetojnë nëse rritja e “bitcoin” në 2017 ishte spekulim ose jo. Në fillim të janarit agjencia më e madhe e lajmeve në botë “Reuters” në një shkrim të sajin e krahasonte rënien për pasurim të shpejtë përmes kriptom monedhave.
Paqartësitë për të ardhmen janë të mëdha pas angazhimit të disa shteteve dhe autoriteteve mbikëqyrëse për kontrolle më të forta mbi platformat që tregtojnë monedha virtuale. Qëllimi kryesor është mbrojtja e qytetarëve nga spekulimet. Pikërisht për këtë arsye edhe “Facebook” ka ndaluar reklamat që kanë të bëjnë me kripto monedhat, përfshirë dhe “bitcoin”.