Një denoncim i pazakontë vjen nga fshati Sohodoll i Dibrës, ku xhamia e këtij fshati shfrytëzohet nga biznesi privat, i cili ka vendosur një antenë të një televizioni kabllor dhe internet.
Kanë qenë besimtarët ata që kanë tentuar t’i heqin këto pajisje nga minarja, por nuk janë lejuar nga kryeplaku i fshatit, i cili ka deklaruar se lejen për shfrytëzimin e minares nga biznesi privat e ka dhënë ai.
Xhamia e fshatit Sohodoll në Dibër po shfrytëzohet nga biznesi privat, duke fyer rëndë besimtarët.
Ky është shqetësimi i dhjetëra besimtarëve myslimanë që falen në këtë xhami.