Kosova po vazhdon ta ketë të lartë numrin e biznese që shuhen për një vit. Vetëm për 10 muaj, janë shuar hiç më pak se 1389 biznese.
Ky trend nuk dallon shumë nga viti i kaluar, pasi nga 12 muaj të 2017’ës, janë raportuar 1589 biznese të mbyllura, shkruan gazetametro.net
Në një përgjigje për Gazetën Metro, Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës ka bërë të ditura këto shifra, duke shtuar duke u ulur po shkon edhe numri i bizneseve të hapura.
Sipas ARBK’së, gjatë vitit 2017 janë hapur 9,335, ndërkohë që këtë vit ky numër është më i ultë. Deri tani llogariten vetëm 8,433 biznese të regjistruara.
Ndërkohë nga të gjitha Komunat e Kosovës, Prishtina është Komuna që ka më së shumti biznese të reja, ku deri në muajin tetor janë hapur afro 2357 biznese .
Pas Prishtinës me më së shumti biznese radhitet qyteti i Ferizajt me afro 725 biznese, pastaj vjen Prizreni me 637 biznese të reja, Gjilani me 496 biznese të reja dhe Peja me 463, njofton gazetametro.net.
Sipas statistikave të dërguara nga ARBK, komunat me më së paku biznese të hapura gjatë këtij viti janë këto Komuna: Zubin Potok, Novobërdë, Hani i Elezit, Shtërpcë, Zveqan, Dragash, Leposaviq, Mitrovicë e Veriut, Obiliq, Graqanicë.
Ndërkaq deri tani gjatë këtij viti, muaji që më së shumti janë regjistruar biznese të reja është maji, me afro 1006 biznese, ndërkaq ai më i dobëti me regjistrime të bizneseve ka qenë gushti, me 681 biznese të reja.
Sipas statistikave të ARBK’së, gjatë tre viteteve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 28,321 biznese të reja, ndërsa janë shuar 5356 biznese./gazetametro.net