Sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, vënia e taksës prej pesë euro për kalim të “Rrugës së Kombit” në Shqipëri, detyron bizneset kosovare që të ndërmarrin dy hapa.
Në një reagim ndaj vendimit të qeverisë shqiptare, Berat Rukiqi ka thënë se tash bizneseve kosovare që eksportojnë në Shqipëri kanë dy rrugë: të hapin ndërmarrje fantome në Kukës që të fitojnë nga zbritja dhe të riorientohen në tregje të tjera.
Nga e hëna kalimi nëpër Rrugë të Kombit kushton 5 euro
Ai ka kujtuar takimin e komunitetit të bizneseve nga Kosova me ministrat e qeverisë së Shqipërisë pas protestave të dhunshme në qershor. Për këtë takim ka thënë që ishte thënë që qytetarët dhe bizneset të aplikohej taksë e njëjtë si për banorët e Kukësit, ku për bizneset ishte edhe opsioni i një pagese vjetore, me zbritje substanciale.
“Po shihet që takimi ishte ‘sa për sy e faqe’ dhe presioni i grupeve të interesit e ‘mbivotoi’ çdo vullnet politik për një zgjidhje jo-diskriminuese për këtë taksë. Çka i mbetet bizneseve nga Kosova:
– Të hapin ndërmarrje fantome në Kukës;
– Të riorientohen në tregje tjera, sidomos me përfundimin e autostradës Prishtine-Shkup;
Me grupe të interesit me influencë në çdo vendim, nuk ka dhe nuk do të ketë bashkëpunim ekonomik me Shqipërinë”, ka shkruar ai në Facebook.
Bizneset kosovare të orientohen në tregje tjera pas taksës në Rrugën e Kombit”
Ndani këtë artikull