Dje është mbajtur seanca e parë e Kuvendit Komunal për vitin 2023 shkruan Radio Star.
Shefi i grupit të PDK-së, Bujar Nevzati, gjatë seancës ka kërkuar të miratohet nga Kuvendi Komunal, bizneset të cilat operojn në Gjilan, të lirohen nga taksat komunale për të gjitha bizneset për vitin 2022.
Të gjithë asambleistët në mënyrë unanime kanë përkrahur propozimin e Bujar Nevzatit, që të gjithë bizneset të lirohen nga taksa komunale.
Komuna e Gjilan tanimë ka marrë vendim për t’i liruar nga taksat komunale për vitin 2022.
Komunikata e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Gjilan:
Me kërkesën e PDK-së, përmes shefit të grupit të këshilltarëve komunal z. Bujar Nevzati, u miratua vendimi nga ana e Kuvendit Komunal, për lirimin nga taksat komunale për të gjitha bizneset për vitin 2022, në gjithë territorin e Komunës së Gjilanit./Radio Star/