Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbylljen e kafeneve, restoranteve, klubeve të natës, palestrave pishinave pas orës 23:00 shkruan Radio Star
Shumë biznese të Gjilanit, janë duke e respektuar vendimin e qeveris së Kosovës, ku pas orës 23:00 janë të mbyllur.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të gjithë lokalet dhe vendet të cilët vizitohen nga qytetarët të mbyllen në ora 23:00, për shkak të masave mbrojtëse nga Coronavirus.
Mbrëm shumë lokale në qytetin e Gjilanit janë parë të mbyllur në orën 23:00, disa lokale kanë kanë filluar me dezinfektimin e hapsirave të tyre për tu mbrojtur nga pandemia e cila është përhapur gjithë botën.
Kush do që kapet në kafiteri pas orës 23:00 apo duke shkelur ndonjë nga masat e tjera të qeverisë se Kosovës për tu mbrojtur nga koronavirusi e pret një gjobë e rëndë.
Qeveria në një takim të jashtëzakonshëm pas situatës së krijuar pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur pandemi lidhur me coronavirusin/RadioStar/