By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Bizneset në krizë – Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Bizneset në krizë – Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

Përditësimi i fundit: December 23, 2025 10:00 am
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DhTIK) ka ngritur alarmin lidhur me reduktimet e shpeshta të energjisë elektrike, duke paralajmëruar pasoja serioze për bizneset në vend.

- Advertisement -

Sipas një komunikate për media, reduktimet e ashpra të energjisë po aplikohen pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës, duke ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e sektorit privat.

“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me reduktimet e ashpra të energjisë që po aplikohen thuajse në të gjithë vendin dhe pasojat serioze që kjo gjendje po shkakton për bizneset,” thuhet në komunikatën e DhTIK-së.

Më tej, DhTIK bën të ditur se gjatë ditëve të fundit është njoftuar nga një numër i madh i bizneseve anëtare për ndërprerje të shpeshta dhe të paplanifikuara të energjisë elektrike.

“Këto ndërprerje po shkaktojnë rritje të menjëhershme të kostove operative, humbje në prodhim dhe rrezikim të vazhdueshëm të funksionimit të bizneseve,” theksohet në njoftim.

DhTIK vlerëson se kjo situatë është përkeqësuar edhe më tej nga rritja e çmimit të energjisë elektrike për 16.1% për konsumatorët e rregulluar, si dhe nga dalja e mbi 1300 bizneseve në tregun e hapur të energjisë.

Sipas tyre, këto zhvillime tashmë kanë prodhuar dëme të konsiderueshme ekonomike dhe po ndikojnë negativisht në konkurrueshmërinë e sektorit privat.

Në fund, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës u ka bërë thirrje akterëve përgjegjës të sektorit energjetik që të veprojnë urgjentisht.

“U bëjmë thirrje të gjithë akterëve përgjegjës që të ndërmarrin veprime urgjente dhe konkrete për stabilizimin e furnizimit me energji elektrike, rritjen e transparencës në menaxhimin e sistemit energjetik dhe garantimin e kushteve të qëndrueshme për funksionimin e bizneseve dhe ruajtjen e vendeve të punës,” përfundon komunikata.

PZAP dënon VV-në 3 mijë euro, shkak gjuha e përdorur nga Kurti në tubimin në Pejë
Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum të rëndësishëm mirëkuptimi me OJQ Advancing Together
Presidentja Osmani në Prekaz: Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë! Ai është i gjallë!
Konjufca pranon peticionin e SBAShK-ut për ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale
Ismajli: Oferta jonë mbahet e sinqertë, aq sa dimë dhe aq sa premtojmë, andaj ju shikuam në sy, dje kur u dyndëm dhe luftuam, kur na ra tërmeti, breshëri dhe vershimet, ndamë dhe ndajmë bashkë, atë që dimë dhe mundemi, faqebardhë dhe krenarë, bashkë
Artikulli i mëparshëm “Derisa ishte në banesë, iu keqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve
Artikulli tjetër Vetëvendosje, dega në Gjilan, sot mban tubim me banorët e fshatit Pogragjë

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.