Bizneset anëtare të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës paralajmërojnë veprime të ashpra nëse ZRRE nuk tërhiqet nga vendimi për liberalizimin e tregut të energjisë.
Në një komunikatë për media nga Dhoma e Tregtisë është thënë se nëse ZRrE nuk merr sot vendim për shtyrje të afatit do të ndërmarrin masa dramatike dhe ligjore.
“Nëse ZRRE nuk merr SOT vendim për shtyrjen e menjëhershme të këtij procesi, bizneset do të detyrohen të ndërmarrin masa demokratike dhe ligjore të kundërshtimit, përfshirë protesta të gjera dhe bllokim të aktiviteteve ekonomike. Kërkesat për dialog dhe rishqyrtim janë shpërfillur sistematikisht nga ZRRE, duke e thelluar pasigurinë në treg dhe duke e rritur barrën financiare mbi sektorin privat, që tashmë po përballet me sfida të rënda. Paralajmërojmë se përgjegjësia e plotë për çdo pasojë të kësaj krize bie mbi ZRRE-në dhe institucionet që lejojnë zbatimin e këtij vendimi të padrejtë.Andaj edhe njëherë kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të vendimit dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të komunitetit të biznesit në çdo proces që ndikon në funksionimin e tyre”, thuhet në komunikatë.
Sot përfundon afati për furnizim me energji për bizneset nga KEK-u të cilat nuk kanë kalaur në tregun e lirë.
Ndërsa, ZRrE në disa qëndrime më parë ka thënë se nuk do të ketë shtyrje të afatit e as tërheqje nga vendimi për tregun e lirë energjetik.
Disa biznese ka fituar rastin në Gjykatën Komerciale ndaj njoftimit të ZRrE-së për dalje në treg të lirë energjetik.