By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Bizneset shqiptare nga Cyrihu dhurojnë mbi 100 mijë euro për Fondin e FSK-së
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Bizneset shqiptare nga Cyrihu dhurojnë mbi 100 mijë euro për Fondin e FSK-së

Përditësimi i fundit: April 25, 2022 12:08 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Me iniciativën e biznesmenëve kosovarë në Zvicër, Qahil dhe Ramadush Emini, në Cyrih janë mbledhur 125 mijë franga (121 mijë euro) për Fondin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

- Advertisement -

Para pak kohësh Qeveria e Kosovës ka themeluar Fondin e Sigurisë, fond i cili ka për qëllim të mbështesë nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Mjetet e mbledhura nga fondi i FSK synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës. Të shumtë kanë qenë qytetarë dhe biznese të cilët e kanë mirëpritur iniciativën për të kontribuar në fondin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kësaj iniciative i është përgjigjur pozitivisht edhe pronari i firmës “Emi Sanitar” nga Cyrihu, Qahil Emini.

Ai së fundi ka organizuar një mbrëmje ku ka bërë bashkë mbi 15 biznese dhe individë të cilët bashkërisht kanë mbledhur rreth 125 mijë franga, mjete këto të cilat i janë dërguar fondit të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Qahil Emini, për albinfo.ch ka treguar se kjo iniciativë ishte një formë për të shprehur dashurinë dhe mbështetjen për atdheun. Emini, tutje ka thënë se është momenti i duhur që të japim kontributin tonë, gjithsecili në mbështetje të shtetit dhe Forcës se Sigurisë së Kosovës.

Biznesmeni nga Cyrihu, së bashku me vëllanë e tij Ramadush Emini, kanë bërë që për një kohë të shkurtër të mbledhin biznese nga rrethi i Cyrihut me pronarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët i janë përgjigjur ftesë për të dhënë kontributin e tyre.

Qahil Emini, këtë iniciativë, siç ka treguar për albinfo.ch e ka bërë me besimin e plotë që ka në institucionet e Republikës së Kosovës. Emini, shpreson që këtë veprim do ta ndjekin edhe biznese të tjera, që sipas tij janë të shumtë në Zvicër.

Emini është shprehur se pret që fondi i Forcës së Sigurisë së Kosovës të jetë transparent të paktën për mjetet e mbledhura dhe orientimin në fushën sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës.

Ai shpreson që aksione të natyrave të tilla do të ketë edhe në të ardhmen dhe thotë që Kosova nuk duhet të ndihmohet vetëm përmes fondeve për zhvillim, por edhe duke investuar direkt në ekonominë e shtetit të Kosovës.

“Të përballemi me argumente” – Alban Hyseni fton Arbër Ismajlin në debate të tjera
Ismajli: Rënia e numrit të rasteve aktive në Gjilan nuk lejon komoditet, apeloj për respektim të masave anti-COVID-19
Finalizohet bashkëpunimi mes Drejtorisë së Administratës në Gjilan dhe Spitalit të Përgjithshëm për regjistrimin efikas të lindjeve
SI U KRIJUE LAGJJA GAVRANI, KUR FILUAN NDËRTIMET E PARA DHE NGA KUSH
Masat e reja: Në ceremonitë e varrimit lejohet vetëm familja e ngushtë
Artikulli i mëparshëm SC Gjilani e shkarkon trajnerin Ismet Munishi
Artikulli tjetër Kjo është Bashkësia e parë fetare në Kosovë që del pro martesave të seksit të njëjtë

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.