Këtë javë pritet të ashpërsohen masat anti-Covid, pas rritjes së rasteve me Covid-19 gjatë ditëve të fundit.
E një vendim të tillë është duke e kundërshtuar fuqishëm, Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike.
Ai në një prononcim për Periskopin tha se nuk janë fajtorë bizneset për rritjen e rasteve me covid-19, por për këtë është fushata zgjedhore e bërë nga vetë politikanët.
Rukiqi tha se nëse merret ky vendim do të jetë shumë i padrejtë për shkak se dëmin e tyre po e paguajnë bizneset.
“Ne e kemi kundërshtuar edhe më herët këtë, e lërë tash më. Kjo rritje e numri të rasteve nuk erdhi si pasojë e problemeve që i shkaktuan bizneset, por erdhi si pasojë e masave që i shkelen gjatë fushatës zgjedhore. Tash është shumë e padrejtë që prapë dëmin ta paguajnë bizneset, duke u mbyllur, është problematike.”, tha ai.
Rukiqi po ashtu theksoi se edhe nëse nuk merret ky vendim, ‘po krijon pasiguri tek bizneset edhe realisht po ndikon në përformancë të bizneseve’
“Tash në një fazë ku filluan me u kfjellë bizneset, qysh do që merret vendimi po krijon pasiguri tek bizneset edhe realisht po ndikon në përformancë të bizneseve.”, ka thënë për Periskopin Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike.
Ndryshe Armend Zemaj ka thënë se thënë se janë duke e vlerësuar situatën në vend.
“Ne bashkë me Instituti e Shëndetit Publik dhe me institucionet e tjera jemi duke e vlerësuar situatën epidemiologjike në vend, nuk kemi ndonjë propozim. Të enjten e kem takimin e Komiteti për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me Covid-19 do ta vlerësojmë situatën pastaj do të vendosim”, ka deklaruar Zemaj.