Biznesmeni kosovar, Burim Piraj, ka njoftuar se ka ekzekutuar pagën e 13-të për punëtorët.
Ai këtë traditë e ka vazhduar edhe këtë verë kur punëtorët shkojnë në pushime, shkruan “Jepi zë”.
Piraj ka njoftuar se ka ndarë edhe 5 mijë euro për familjet në nevojë.
Njoftimi i plotë:
Sot me lejen e Allahut e ekzekutova pagën e 13’të!
Faleminderit Zoti im që po na mundëson një ndjenjë kaq të mirë që është një prej çasteve më të lumtura të jetës sime!
Kompania jonë sivjet më 4 Korrik e ka pas përvjetorin e 30’të të fillimit të punës në prodhim të suxhukut, duke e pas parasysh situatën në vend, kam vendosur që të heq dorë nga manifestimi të cilin kemi filluar ta përgatisim dhe një shumë prej 5000EURO të ndaj për familjet në nevojë, do të festojnë njëherë tjetër.
Shpresoj që Zoti im të jetë i kënaqur me punën dhe veprat tona!
#Elhadulilah