Në Kosovë, shumica e ndërmarrësve dhe pronarëve të firmave e keqpërdorin punën dhe djersën e punëtorëve.
I deryrojnë të punojnë edhe pas orarit edhe para orarit edhe ditën edhe natën edhe të Shtunën e edhe të Dielën. Por, kjo nuk ndodh me Afaristin Mefail Jonuzi, këshilltar në Kuvendin Komunal në Gjilan nga ” Lëvizja Qytetare Vatra”. Ai me ngulm po kërkon që të miratohet rregullorja që punëtorët e sektorit privat të kenë pushim në vikend.
Ky veprim është për t’u përshëndetur dhe admiruar .
Jonuzi, në cilësinë e asambleistit po mbledh nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme, me qëllim futjen në fuqi të rregullores në fjalë.
Valmire Arifi