Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair pas vizitës që i bëri Kosovës për 25 vjetorin e Çlirimit, i ka shkruar letër presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai e ka falënderuar Osmanin për pritjen dhe ka thënë se populli i Kosovës e e ka njl vend të veçantë në zemrën e tij, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Blair në letër ka shkruar se popullin e Kosovës e pret një e ardhme e ndritur.
“Ishte kënaqësi të ju takoja juve dhe nder ti drejtohesha Kuvendit tuaj në këtë jave historik. Vizita në Kosovë pas 12 vitesh për të shënuar 25 vjetorin e Çlirimit ishte një rast i vecantë për mua. Popullin e Kosovës e pret një e ardhme e ndriture dhe miqësia e tyre zë një vend special në zemerën time.”, ka shkruar ndër të tjera Blair.