Blendi Jakupi është njëri nga 32 futbollistët e ftuar nga selektori Ramiz Krasniqi në grumbullimin e parë treditorë me futbollistët e lindur në vitin 2001 që po mbahet në fushën e 2 Korrikut në Prishtinë, shkruan Gazetasheshi.com.
Jakupi i cili luan në rolin e mbrojtësit të krahut është njëri ndër futbollsitët më të dalluar të gjeneratës së tij, derisa suksesin për këtë arritje të tij ai i’a atribuon trajnerëve të tij.
“Jam i lumtur që kam marrë ftesë për këtë grumbullim. Do të bëjë më të mirën e mundshme dhe shpresoj të jem në listën e ngushtë të futbollsitëve që do vazhdojnë të jenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës. Për këtë sukses unë dua ti falenderoj dy trajnerët e mi të parë, Selim Muja dhe Veton Xhemajli dhe po ashtu trajnerin tim aktual Refik Rexhepaj, i cili më ka besuar dhe më ka ndihmuar jasht mase në zhvillimin tim si futbollist”, deklaroi Jakupi për Gazetasheshi.com.
Suksesi i Blendit nuk dukt të jetë i rastësishëm, pasi që ai rrjedh nga një familje sportistësh siç janë dy ish-futbollistët gjilanas, tashmë gjyqtarë të njohur në vendin tonë Përparim dhe Arbnor Jakupi.