Sport Club Gjilani njofton se Blerim Bunjaku është angazhuar në rolin e asistentit të parë, duke u bërë pjesë e stafit teknik të kryetrajnerit Debatik Curri për edicionin e ri garues.
Bunjaku i bashkohet projektit sportiv të klubit me një përvojë të konsiderueshme në futbollin vendor, pasi më herët ka ushtruar detyrën e asistentit të parë te klubet KF Llapi, FC Malisheva dhe FC Prishtina, duke ndërtuar një profil profesional të vlerësuar në futbollin kosovar.
Në stafin teknik të SC Gjilanit, Bunjaku do të bashkëpunojë ngushtë me kryetrajnerin Debatik Curri në rolin e asistentit të parë, ndërsa pjesë e ekipit teknik do të jenë edhe Orhan Abdi si përgatitës fizik dhe Afrim Ajdini në rolin e trajnerit të portierëve.
Sport Club Gjilani i uron mirëseardhje Blerim Bunjakut dhe i dëshiron shumë suksese në realizimin e objektivave të përbashkëta.

