FC Drita e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi ndaj KF Dukagjinit, në një ndeshje që po zhvillohet me ritëm të lartë dhe me aksione të shumta nga të dyja skuadrat.
Goli i avantazhit për skuadrën gjilanase erdhi në minutën e 33-të. Liridon Balaj realizoi një asistim të saktë në drejtim të Blerim Krasniqit, i cili e dërgoi topin në rrjetë për 0–1.
Pas golit, Drita menaxhoi avantazhin dhe ruajti epërsinë deri në përfundim të 45 minutave të para.
Kështu, skuadra gjilanase shkon në pushim me avantazhin minimal 0–1, ndërsa pjesa e dytë pritet të sjellë edhe më shumë intensitet dhe përpjekje nga të dyja skuadrat për të ndryshuar rezultatin./Radio Star/










