Blerim Krasniqi po vazhdon me gola te FC Drita shkruan Radio Star.
Sulmuesi 27 vjeçar po kalon formën më të mirë të mundshme tek skuadra gjilanase, e cila tani është në garë në dy kompeticione atë për Titull Kampioni dhe në gjysëm finale për Kupën e Kosovës.
Krasniqi u transferua tek Drita në qershorin e vitit të kaluar dhe me sa duket se ai tanimë e ka gjetur formulën për të shënuar në çdo ndeshje.
Sulmuesi Blerim Krasniqi, në këtë edicion ka shënuar plotë 12 gola me skuadrën ‘bardhekaltërt’, por këtë formë nuk e kishte me asnjë klub, sa ishte tek Skënderbeu, në vitin 2018-2020, ka shënuar 15 gola.
Krasniqi me asnjë skuadër nuk e ka arritur këtë sukses personal për të shënuar për një edicion kaq gola, kanë mbetur edhe disa xhiro në përfundim të kampionatit kosovar dhe pritet të shënojë edhe gola të tjerë me formën të cilën po e tregon.
Sulmuesi shqiptar ka një rekord personal me skuadrën e Dritës, i cili ka shënuar gola në tre kompeticioni, në garat Europian, Kampionatin kosovar dhe në Kupën e Kosovës, gjithësej 16 gola.
Por Krasniqit i duhen vetëm pesë gola për të shënuar dhe klubi i Dritës të jetë i vetmi që ka arritur më së shumti gola për një edicion./radiostar/