Blerim Kuçi i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kjo është bërë e ditur nga kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku, i cili sot ka vizituar qytetin e Suharekë dhe u takua me ata që ndihen dhe i përkasin LDK-së.
” Mes optimizmit të madh e frymës që po na ndërtohet, këtij qytetit do t’i japim dhe ekip dhe program lokal si asnjëherë më parë.
Aty afër u ndalëm dhe për një kafe. Mes qytetarëve të shumtë biseduam hapur.
Por kjo ditë nisi diçka dhe më të madhe. Bashkimin. Bashkimin e të gjithë atyre që ndihen se i përkasin LDK-së. Gjithë atyre që janë ndjerë të lënë anash e pa përfaqësim, u them ejani; mos u ankoni, ejani ndihmoni”.