Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Blerind Morina.
Marrëveshja ndërmjet klubit dhe futbollistit është e vlefshme nga 1 Korriku i këtij viti gjerë në fundin e qershorit të vitit 2027.
Morina ishte pjesë e klubit të Dukagjinit nga Klina në dy edicionet e fundit, derisa pati paraqitje të shkëlqyera edhe në arenën ndërkombëtare.
Më parë ai ishte pjesë e klubeve belge KV Oostende dhe Cercle, teksa për dy sezone luajti edhe te skuadra italiane Reggiana.
23 vjeçari luan në pozitën e mesfushorit të avancuar dhe pritet të jetë një ndihmesë e madhe për ekipin e Ardian Nuhiut.
Futbollisti me prejardhje nga Peja është mirëpritur nga drejtori sportiv Ertan Demiri, i cili njëherit i ka uruar mirëseardhje në klub dhe suksese në arritjen e objektivave.