Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deli-Kodra ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia duhet të kërkojë falje nëse për shkak të neglizhencës së tij vonohet furnizimi me vaksinat kundër COVID-19.
Në një postim në “Facebook”, ajoi ka thënë se përpjekja për ta paralajmëruar një dështim eventual të sigurimit të vaksinave duke bartur fajin te mediat është e pajustifikueshme dhe e papërgjegjshme.
“Ministri Vitia duhet të kërkojë falje nëse për shkak të neglizhencës së tij vonohet furnizimi me vaksinat kundër COVID-19. Përpjekja për ta paralajmëruar një dështim eventual të sigurimit të vaksinave duke bartur fajin te mediat është e pajustifikueshme dhe e papërgjegjshme”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Ministri Vitia duhet të kërkojë falje nëse për shkak të neglizhencës së tij vonohet furnizimi me vaksinat kundër COVID-19.
Përpjekja për ta paralajmëruar një dështim eventual të sigurimit të vaksinave duke bartur fajin te mediat është e pajustifikueshme dhe e papërgjegjshme. Ministria dhe Qeveria kanë detyrë të kujdesen për shëndetin e përgjithshëm publik dhe në rastin konkret të imunizimit të popullatës.
Ndërsa, mediat kanë obligim të monitorojnë dhe publikojnë mbarëvajtjen e këtij procesi.
Asnjë klasifikim nuk e mbron një dokument zyrtar nga keqpërdorim