Inspektorati veterinarë i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, gjatë kontrollit inspektues në piken kufitare të kontrollit ‘’Porti i Durrësit’’, ka hasur në ngarkesë me mish gjedhi të shkrirë.
Për shkak se kjo bie në kundërshtim me kriteret ligjore të sigurisë se produktit, inspektori menjëherë ka vendosur për refuzim të importit.
AUV njofton se sipas certifikatës se ngarkesës dhe dekleracionit-etiketës se produktit, ai është dashur të ruhet në temperaturën nën -18 gradë.
“Në shikim të pajisjeve matëse të mjetit transportues, dhe matjeve plotësuese me pajisje të vetë inspektorit. Ka rezultuar, se produkti nuk është ruajtur në përputhje me normat ligjore të përcaktuara për nivelet maksimale të temperaturave për produkte të ngrira. Po ashtu në shikim vizual vërehet se ngarkesa ka rrjedhje si shkak i mos funksionimit të duhur të pajisjes ftohëse”, thuhet në njoftim.
Ngakesa është me origjinë nga shteti i Brazilit, produkt mish gjedhi i ngrirë në sasi prej 26 022 kg bruto.
“E transportuar me anije, produkti i vendosur në kontejner ftohës, i dedikuar për transport të mallrave ushqimore. Vigjilenca dhe profesionalizmi i inspektorit në rast, ka bërë qe ngarkesa të detektohet shpejt, në të njëjtën kohë masa, veprimi është në përputhje me procedurën dhe ligjet në fuqi”.
AUV thotë se në bashkëpunim me Doganat dhe Policinë e Kosovës, punojnë qe secila ngarkesë, qe ka për destinacion tregun e vendit tonë, paraprakisht të marrë të gjitha vlerësimet profesionale të bazuara në ligje. Të cilat garantojnë se produktet e destinuara për konsum janë të sigurta.
“Pa marrë parasysh stinën, vendin e hyrjes se ngarkesave. Të gjitha kontrollohen me përkushtim maksimal. Gjithmonë duke përmbushur të detyrat në ruajtje të shëndetit publik. Ngarkesa është e bllokuar-bllombuar dhe nën mbikëqyrje të autoriteteve kufitare të Kosovës. E cila do të kthehet në vendin e origjinës ose sipas procedurës, nëse pala parashtron kërkesë për asgjësim, asgjësimi kryhet nën mbikëqyrje”, thuhet në fund.