Sipas Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kjo pjesë do të mbetet e bllokuar për qarkullimin automjeteve deri në pastrimin e dheut të shembur.
Si pasojë e rrëshqitjes së dheut, një pjesë e autostradës “Ibrahim Rugova” është mbyllur përkohësisht.
Bëhet fjalë për segmentin në mes të Komunës së Prizrenit dhe Prishtinës.
Sipas Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kjo pjesë do të mbetet e bllokuar për qarkullimin automjeteve deri në pastrimin e dheut të shembur.
Ministria ka thënë se për hapjen e autostradës do të njoftojë me kohë.
“Ekipet tona të mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë hapat konkret për lirimin e kësaj pjese të Autostradës në fjalë. Lusim të gjithë qytetarët e vendit tonë, që deri në pastrimin e dheut dhe lirimin për qarkullim të këtij segmenti të shfrytëzojnë rrugët alternative. Lidhur me pastrimin e dheut nga autostrada do ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim të Ministrisë.