Qyteti i Gjilanit, është pasuruar me dy piktuara murale nga artisti danez Bogdan Scotaru.
Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Gjilan, kishin bërë ftesë në nje nga ndërtesat në qytet, të pasurohet me dy murale.
Gjilani tanimë ka dy murale me përmasa të mëdha mu në qendër të qytetit.
MuralFest, tanimë veprimtarinë tyre kanë shtrier pothuajse në gjithë Kosovën.
Komunikata e plotë:
Pak nga pak, po shtrojmë veprimtarinë tonë në të gjitha komunat e Kosovës. Këtë herë me kënaqësi pranuam ftesën e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Gjilan për t’iu dhuruar qytetarëve të Gjilanit dy murale të përmasave të mëdha mu në qendër të qytetit të tyre.
Patëm nderin dhe kënaqësinë të mikpritemi nga qytetarët e kësaj komune që na bënë të ndihemi si në shtëpinë tonë përgjatë tërë ditëve të punës.
Bogdan Scotaru është artisti danez i cili pikturoi një nga dy veprat e mahnitshme në qytetin e Gjilanit.
Më poshtë gjeni konceptin e veprës artistike sipas fjalëve të autorit:
“Kjo pikturë është një eksplorim i marrëdhënies së botës personale/të brendshme ,që mund të jetë edhe shpirtërore ose psikologjike, dhe botës së jashtme.
Personazhi femëror paraqitet si realisht ashtu edhe në teknikën e përmbysur për të simbolizuar si materialen ashtu edhe shpirtëroren, një paralelizëm që ngrita ndaj tematikës së edicionit të sivjetëm të Festivalit të Muraleve- On(OFF)Line.
Nga ana tjetër, teknologjia (vargu i antenave) paraqitet vetëm në teknikën e përmbysur, duke e ftuar shikuesin të bëjë pyetjen “a është teknologjia një shtrirje e mendjes sonë?”. Kjo është frymëzuar nga ajo që disa sipërmarrës në industrinë e teknologjisë e kanë thënë, teknologjia mund të shihet si një pajisje ndërfaqe njerëzore e krijuar nga vetë njeriu.”