Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të bojkotojnë produktet serbe, pas kërkesës së SHBA-së për suspendim të taksës doganore.
Përmes një postimi në Facebook, Rexhepi ka propozuar të qytetarët jo vetëm të Kosovës por edhe Shqipërisë, Maqedonisë e Malit të Zi, si dhe bashkatdhetarët të solidarizohen me këtë iniciativë, siç thotë ai, mosblerjen e këtyre produkteve.
Ky është postimi i plotë:
Ta ndihmojmë Kryeministrin e Qeverinë.
Pas kërkesës së SHBA që të pezullohët menjëherë taksa për produktet e Serbisë e Bosnjës e Hercegovinës, apeloj te Kryeministri Haradinaj e Qeveria që ai e udhëheqë që ta miratojn këtë propozim/kërkesë të aleatit tonë strategjik SHBA, POR apeloj që menjëherë të fillohët sensibilizimi qytetarëve që ta bojkotojmë 100% blerjen e produkteve të Serbisë e Bosnjës e Hercegovinës.
Do propozoja që qytetarët jo vetëm të Kosovës por edhe Shqipërisë, Maqedonisë e Malit të Zi, por do I ftoja edhe bashkatdhetarët tanë kudo që jetojnë e veprojnë të solidarizohen me këtë iniciativë -mosblerjen e këtyre produkteve.
Miq nëse I keni përcjellë me vëmendje veprimet diplomatike të Serbisë produktet Serbe do të silleshin shumë shpejt në Kosovë nëpërmes shteteve që do t’ua lejonin eksportimin e prodhimeve Serbe tek ato vende me 0% taksë, ku besoj që me një ripaketim apo me shenim në ambalazh një origjine tjetër prodhuese këto prodhime do ti kishim në tregun e Kosovës.
Poashtu, këto prodhime edhe nëpërmes tregut të zi sillen e do të silleshin në Kosovë.
Andaj shumë besoj që bojkoti qytetar ka efekte edhe më të mëdha sesa taksa 100%, në kuptim shumdimenzional.
Bojkoti qytetar i yni ndaj prodhimeve të tyre në aspekt ekonomik e politik në staza afatgjata, për Serbinë e Bosnjën do të kishte efekte negative shumë të mëdha jo vetëm në të hyra materiale por edhe në efekte tjera zingjirore…
Kështu Kryeministri e Qeveria do ti realizonin objektivat e tyre politike edhe pa taksën 100%, dhe do fitonin shumë poena politik karshi SHBA.
Kryeministër Haradinaj ju lumtë për qëndrushmërinë e treguar ngase jam I vetëdijshëm për presionin/et që i keni pasë.