Florim Xhabiri, nga Ferizaj ka vendosur që të inspiroj të rinjtë të cilët janë të prekur me sëmundjen e kancerit, që të vazhdojnë ëndrrat e tyre dhe të mos dorëzohen asnjëherë, raporton Zeri.info.
Xhabiri i cili ka kaluar tre operime të vështira, ka treguar për “Zëri.info” se është duke vazhduar rrugën e tij drejt sportit të tij të preferuar, atij të boksit në Klubin e Boksierëve “Kastrioti” në Ferizaj.
“Nuk bënë të dorëzohemi asnjëherë. Kam sfiduar tre operacione nga 13 orë. Unë kam fituar betejën e kimioterapisë. Tani po vazhdoj rrugën time në boks”, ka treguar ai.
Xhabiri ka vendosur të jetë inspirim që të rinjtë të mos heqin asnjëherë dorë nga qëllimet e tyre./Zëri