Boksieri gjilanas i cili do të zhvillon meqin e tij të dytë në boksin profesionist me 12 nëntor në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta-Petriti”, do të sjell histori në këtë sport, pasiqë për herë të parë dashamirët e boksit dhe qytetarët e Gjilanit do të kenë mundësi të shohin nga afër një ndeshje të tillë. 23 vjeqari Rexhepi në meqin e parë të zhvilluar para dy muajsh e kishte mposhtur me ndërprerje në raundin e parë boksierin nga Turcia, Emin Acar. Boksi profesionist ka dallime të mëdha me atë amator, pasiqë ka rregulla strikte për të boksuar një boksier. Njëra ndër to është edhe sponzorizimi i boksierit për këtë meqë, ku mbrenda disa ditësh do të mësohet edhe kundërshtari i radhës. Bizneset e Gjilanit me rrethinë kanë mundësi që boksierit Leutrim Rexhepit ta sponzorojnë duke ju vendosur emrat e kompanive në fanela e shorcet, qka do të ishte një reklam e mirë për të gjitha bizneset duke u sponzoruar në tërë evropën e më gjerë, por njiherit do të ishte edhe një ndihmesë e madhe për vetë boksierin Rexhepi. “Ju bëjë ftesë të gjitha bizneseve të qytetit të Gjilanit me rrethinë, që t’na sponzorizojnë këtë meqë, është në interesin e tyre dhe timin, nëpërmjet sponzorizimit ato biznese do të kishin një reklamë të mirë në botën e biznesit”, ka bërë të ditur 23 vjeqari, boksieri Rexhepi. Shteti i Kosovës me 23 janar 2018, ka marrë vendim që ligji për sponzorizim të hynë në fuqi në mesin e shumë pikave për ligjin për sponzorizim është edhe “se të gjitha bizneset të cilat sponzorizojnë aktivitetet e sportit u njihet zbritja 30% nga tatimi në fitim”, në këtë mënyrë bashkarisht bëhemi pjesë e sukseseve të sportistve tanë.
Për këtë ndeshje të boksit është interesimi i jashtëzakonshëm, ku me 12 nëntor pritet numër rekord i shikuesve. Hyrja do të jetë pa-pagesë. Të gjithë të interesuarit për sponzorizim mund të lajmrohen tek boksieri Leotrim Rexhepi: në tel – 049 566-992 në email – leotrimrexhepi06@gmail.com