Ti mundesh me naj humbë edhe 3 vite të tjera sikur me demarkacion,por prap se prap në pikën zero do të kthehesh.
Shkruan:Lulzim Kqiku
Ti mundesh me naj humbë edhe 3 vite të tjera sikur me demarkacion,por prap se prap në pikën zero do të kthehesh.Boll ma!
Boll o burrë se 20 vite nuk e keni drejtu e tash të ra zhetoni a?!
Ku ishin taksat e reciprocitetet qe 20 vite,hajde 10 të parat hallall juve se atëherë vazhdimisht thoshit “UNMIKu e ka në dorë”,po 11 vitet shtet ku ishte shteti!??Heeeeeej 20 vite o burrë,nuk janë muaj e as ditë,por 20 vite.
Ma mirë vonë se sa kurrë.Mirë që e ke vendos taksën,mirë që na ktheve pak dinjitet.Mirë që qëndrove deri tash,por BOLL MA tash,BOLL!
Nuk fiton asgjë me “këmbëngultësinë patriotike”,nuk fiton elektorat e as poena politik duke kundërshtu sugjerimet amerikane.Nëse Kosova qenka projekt amerikan,atëherë lëre Amerikën ta mbron projektin e vet.
Ku mbeti #demarkacioninukkalon??!
Budallë na keni bo me patriotizma në lajme e portale,me proamerikanizma fallso!
Boni qka të doni,por hapjani rrugën prosperitetit dhe zhvillimit të vendit.Nuk mund të zhvilohemi të izoluar e të mbyllur,taksat nuk janë vlerë evropiane.Një fabrikë e Vojvodinës apo një investitor hungarez në Serbi nuk na ka faj,as nuk na ka vra,lëri pallavrat!Nacionalizmi nuk ka skaj,mundemi krejt serbët me i futë në një thes,por e vërteta nuk qëndron ashtu!Mundemi me nejtë si hasëm edhe dekada me rradhë por nga hasmëria vrasjet nuk do ndalen,e unë nuk du fëmijët e mi me i lënë në hasmëri (PIKË).
Ne nuk kemi ku me shku,e as fqinjët tanë.Hise na kanë ra!O duhet mu pajtu o njani duhet m’u qu prej këtu (me kanun)!Por,a pinë ujë kanuni në shekullin XXI!?
Qka po tutesh prej tavolinës?
Ulu,gjej zgjidhje.Shfrytëzo momentin,sepse nuk do ketë tjetër moment.Lexo letrën e Trumpit edhe njëherë.
Ti fiton elektorat dhe poena politik nëse e ruan buxhetin e Kosovës,nëse ndalon/shkurton emërimet e qindra këshilltarëve dhe posteve politike,punësimeve familjare dhe ndalon keqperdorimin e kuletes se popullit.
Votën time e fiton kur përgjysmon (të paktën) numrin e ministrave,zv.ministrave,këshilltarëve.Votën time e fiton kur nga Bechtel & Enka përfiton e jo kur humb buxheti i Kosovës.Votën time e fiton kur ndalon keqpërdorimin e veturave zyrtare,mëditjeve,udhëtimeve zyrtare….Buxheti nuk është i Qeverisë,por i popullit!
Pse more keni ba turrë në investime në beton e në autostrada,për të mirën e popullit a?!!Falemnderit shumë,tybe naj keni nimuuuuu….
Por,juve aq ju bënë.Ju tërë ditën thoni “rrnoftë Amerika”,e tërë natën vidhni!
Kryt’e juve e hongshi…