Ajri i ftohtë i lidhur me të ashtuquajturën “Bisha nga Lindja” (acari Siberian), do të përgatit sërish vendin gjatë kësaj jave për reshje të shumta bore në Gadishullin Ballkanik. Stuhia e parë do të zhvendoset në Moldavi dhe Ukrainë të Martën pasdite, duke lejuar borën të dobësohet apo ndërpritet në pjesën më të madhe të Ballkanit për një periudhë të shkurtër.
Përderisa bora bëhet më e lehtë të martën, çdo rrugë e mbuluar me borë do të fillojë të shkrihet dhe kushtet e udhëtimit do të përmirësohen shkurtimisht. Raundi i dytë dhe potencialisht më i rëndësishmi i borës do të fillojë të hyjë në Ballkan në natën e së Martës dhe të Mërkurën, e cila do të pasohet nga një stuhi e fuqishme të Enjten dhe të Premten. Bora më e fuqishme gjatë të Mërkurës dhe në natën e së Mërkurës, do të fokusohet në zonat nga malet e Malit të Zi, Bosnjes dhe Hercegovinës, Kosovës, Serbisë jugore, Bullgarisë veriore dhe Rumanisë jugore.
Këto zona, përveç Shqipërisë veriore dhe Maqedonisë Veriore, do të presin një stuhi edhe më të fuqishme të reshjeve, të Enjten dhe natën e së Enjtes. Zonat më të goditura mund të marrin 15-30 cm gjatë kësaj periudhe 24 orëshe. Bora do të vazhdojë në pjesën më të madhe të Gadishullit të Ballkanit të premten; megjithatë, pritet të lehtësohet deri në fund të ditës dhe në natën e së Premtes. Sasia e reshjeve totale deri në natën e së premtes do të kalojë 30 cm në disa vende nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, në Serbi dhe në Rumaninë jugore.
Qytetet në rrezik për borën më të fuqishme do të përfshijnë: Sarajevën, Bosnjën dhe Hercegovinën; Nish, Serbi; dhe Bukuresht, Rumani. Mbylljet e udhëtimeve janë të mundshme gjatë borës më të fuqishme, së bashku me rrezikun për ndërprerje të energjisë elektrike. Mund të ketë edhe deri në 90 cm në disa vende malore! Zonat pranë Detit Adriatik do të mbeten me mot mjaft të butë për të evituar reshjet e borës; megjithatë, reshjet e fuqishme të shiut do të sjellin kërcënimin për vërshime këtë javë.
Lokalisht priten deri në 75 mm shi në Malin e Zi dhe Shqipëri, me kërcënimin për përmbytje! Një stuhi më e lehtë pastaj do të kërcënojë të sjellë shi në të gjithë rajonin nga e Diela deri të Hënën, duke rezultuar në një rrezik të lartë për përmbytjet, ortekë dhe rrëshqitje!