Disa përplasje kanë ndodhur në autostradën serbe nga Beogradi në kufirin me Kroacinë, shkruan Reporteri.net.
Problemet në qarkullim janë shkaktuar nga sasia e madhe e borës dhe erërat e forta me stuhi.
Ka akull në rrugë.
Siç raportohet, në njërin aksident kamioni është kthyer 180 gradë, ndërsa në të dytin, që ka ndodhur vetëm 500 metra nga i pari, janë përplasur dy vetura.