Modelet globale kompjuterike për parashikim të motit kanë filluar të krijojnë një trend sa i përket fillimit të Dhjetorit. Pasi që kemi të bëjmë me parashikim afatgjatë po e përdorim edhe sot fjalën “mund” më shpesh, pra është çështje probabiliteti, megjithatë gjasat po rriten gjithnjë e më shumë dhe pothuajse është krijuar një trend.
Reshjet e para të borës në disa rajone në Kosovë (jo në tërë territorin) mund të vijnë me daten 30 Nëntor. Pastaj do të kemi edhe ndonjë ditë “të nxehta” për shkak të depërtimit të menjëhershëm të masave ajrore të nxehta nga Mesdheu. Pas kësaj situata vie e bëhet gjithnjë e më interesante. Një ciklon i fuqishëm do të krijohet mbi Itali por kësaj radhe cikloni do të jetë i pozicionuar në atë mënyrë që do të tërheqë erërat e ftohta veriore direkt nga veriu, shkruan meteo ballkan.
Ajri polar do të arrijë të depërtojë në rajonin tonë dhe në kombinim me lagështinë mesdhetare do të na sjellë reshje të dendura shiu fillimisht, pastaj reshjet e shiut do të shndërrohen në reshje të dendura bore. Kjo do të mund të ishte goditja e parë serioze dimërore edhe në rajonin tonë me reshje të dendura bore në viset tona kontinentale dhe ulje të theksuar të temperaturave.
Detaje tjera është e pakuptimte të japim sot sepse modelet ndryshojnë në çdo përditësim dhe me këto ndryshime ndryshojnë edhe sasia e reshjeve dhe fuqia e goditjes dimërore sidomos kur kemi të bëjmë me një parashikim afatgjatë prandaj duhet të gjithë të jemi të durueshëm edhe disa ditë.