Për shkak të reshjeve të borës gjatë ditës, shumica e rrugëve në rajonin e Gjilanit janë vështirësuar për lëvizje të automjeteve.
Policia e rajonit të Gjilanit përmes një njoftimi për media u ka bërë apel shoferëve që të kenë kujdes të shtuar në trafik.
“Për momentin rruget janë të kalueshme por nëse vazhdojnë reshjet edhe në orët ne vijim, ka mundesi qe levizja neper rruget magjistrale dhe ato rajonale te veshtiresohet edhe me teper”.
“Vështirësi me të mëdha ka në magjistralen Gjilan- Prishtinë afer fshatit Llabjan dhe rruga për Novo Berde”.
“Perkunder angazhimit te kompanive per pastrimin e bores nga rruget, rreshjet e panderprera nuk po lejojne te pastrohen rruget per nje levizje me të sigurte”.
“Apelojme te qytetaret qe nese planifikojne te levizin me vetura, t’i kenë te vendosura pajisjet e nevojshme për kushte te tilla të rrugëve si gomat e dimrit dhe zingjire si dhe te kujdesen per shpejtesine dhe shikueshmerine në rrugë”, thuhet në komunikatë.