Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” mbajti Mbledhjen e parë (I-rë) të rregullt për vitin 2025 dhe së bashku me Menaxhmentin e Kompanisë u diskutua performanca e Kompanisë dhe furnizimi i rregullt i konsumatorëve me ujë .
Pas analizave dhe diskutimeve, Bordi i Drejtorëve unanimisht aprovoi:
● Raportin e punës për muajin dhjetor të vitit 2024
Në këtë mbledhje, ndër të tjera u diskutua lidhur me të arriturat dhe sfidat e Kompanisë gjatë vitit 2024 si dhe me planet dhe projektet të cilat ajo synon që t’i realizojë gjatë vitit 2025 .
Njëherit Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i KRU “Hidromorava” Sh.A. shprehu mirënjohjen dhe falenderimin ndaj Minstrisë së Ekonomisë dhe donatorëve për përkrahjen e vazhdueshme për financimin e projekteve lidhur me përmirësimin e kushteve dhe cilësise së shërbimeve të ofruara ndaj konsumatorëve.
Gjatë këtij viti, si në vitin paraprak fokusi kryesor i Kompanisë do të mbetet furnizimi i mjaftueshëm me ujë i të gjithë konsumatorëve në zonën e shërbimit si dhe si përfundim, bashkarisht u vendos që të vazhdohet me përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve të Kompanisë si dhe realizimin e suksesshëm të projekteve investive të planifikuara për vitin 2025.