📅 Më 31.10.2025, Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” Sh.A. mbajti Mbledhjen e dhjetë (X) të rregullt për vitin 2025, ku u trajtuan çështje të rëndësishme që lidhen me performancën e Kompanisë dhe cilësinë e shërbimeve për konsumatorët 🚰.
Pas shqyrtimit, Bordi miratoi:
✅ Raportin e punës për muajin shtator 2025;
✅️ Planin e Biznesit për periudhën 2026–2028, me mundësi rishikimi deri më 31.12.2025.
Në këtë mbledhje u bë edhe emërimi i z. Albion Ramadani në pozitën e Zyrtarit të Lartë Financiar dhe të Thesarit, në bazë të rezultateve të Konkursit Publik nr. 894.
💡 Gjatë diskutimeve u theksua se sfida aktuale e kalimit në tregun e lirë të energjisë elektrike ka ndikuar në rritjen e kostove operative, ndaj Kompania po ndërmerr analiza dhe masa konkrete për të optimizuar konsumin dhe për të ruajtur stabilitetin financiar.
🌧 Në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh periudhat e gjata pa reshje, KRU “Hidromorava” po e ndjek me kujdes situatën klimatike dhe shpreson për përmirësim të kushteve atmosferike, në mënyrë që të sigurohet furnizim i qëndrueshëm dhe pa ndërprerje me ujë për të gjithë konsumatorët gjatë muajve në vijim.
🔧 Ndërkohë, po vazhdojnë aksionet për reduktimin e ujit të pa faturuar, parandalimin e keqpërdorimeve dhe ndërprerjen e lidhjeve ilegale, masa që ndihmojnë në rritjen e efikasitetit dhe performancës së përgjithshme të Kompanisë.
📈 KRU “Hidromorava” mbetet e përkushtuar të ofrojë shërbime cilësore, stabile dhe të qëndrueshme për të gjithë konsumatorët e saj.










