Në fundjavë do të ketë mot me shi, derisa sot do të jetë edhe më ftohtë. Mot të vranët dhe më shi pritet të ketë edhe gjatë javës së ardhshme. Ndërkohë, në vise malore priten edhe reshje bore.
Mot i paqëndrueshëm me vransira dhe të reshura paraqitet edhe ditëve të para të javës vijuese. Ditën e martë me më pak gjasa për reshje e ku gjatë ditës do të ketë edhe intervale me diell.
Në vise malore priten mundësi edhe për reshje bore mëngjesin e së shtunës dhe ditën e hënë.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të mira dhe të pranueshme.
9.10 – Kryesisht vranët e më ftohtë, paradite me reshje shiu, e gjatë ditës kohëpaskohe me riga lokale shiu.
10.10 – Kryesisht vranët dhe me reshje më të vazhdueshme shiu, vende-vende edhe intenzive.
11.10 – Kryesisht me vransira. Herët në mëngjes me shi, e gjatë ditës reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullima. Në vise malore priten edhe reshje bore.
12.10 – Kryesisht me vransira, në mëngjes me riga lokale shiu. Ditën mund të ketë edhe intervale të shkurta me diell.
13.10 – Kryesisht vranët, e gjatë ditës fillojnë sërish reshje shiu.
Temperaturat minimale luhaten nga 5-8C, të mërkurën zbresin edhe deri në 4C, e maksimalet pasi pësojnë rënie deri në 9C ditën e shtunë, të dielen rriten në 12C, e më pas sërish me tendencë të rënies.
Do të dominojnë erëra nga krahu verior 3-9m/s.
Shtypja atmosferike mbetet në vlera të larta, e nga mesi i javës me tendencë të rënies.