Shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka konfirmuar se takimi i sotëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje për çështjen e targave.
“Pas shumë orë diskutimesh, të dy palët nuk ranë dakord për zgjidhjet”, tha Borrell për gazetarët.
“Ne parashtruam një propozim që mund ta shmangte këtë situatë të rrezikshme. Presidenti Vuçiq e pranoi, por për fat të keq kryeministri Kurti nuk e pranoi”, shtoi tutje Borrell.
Ai tutje ka thënë se “do t’i informoj shtetet anëtare për sjelljen e palëve në dialog dhe për mungesën e respektimit të detyrimeve ligjore ndërkombëtare”.
Takimi trepalësh BE-Kosovë-Serbi ka zgjatur më shumë se pesë orë.