Pas takimit të ministrave të jashtëm në Bruksel, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka folur për media edhe lidhur me situatën në Kosovës.
Borrell tha se për Bashkimin Evropian është i rëndësishëm stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, derisa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të BE-s me NATO-n në Kosovë, veçanërisht në veri të vendit.
Poashtu, Borrell theksoi se KFOR-i po përballet me momente të vështira e të mundishme në veri, por siç tha ai do të vazhdojnë të sigurojnë stabilitet atje, si dhe në kufirin me Serbinë.
“Në këtë sesion ne folëm për Ballkanin Perëndimor. Ju e dini se sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për Bashkimin Europian. Stabiliteti i tyre, prosperiteti dhe përshtatja me politikën e jashtme është shumë e rëndësishme për ne. Më lejoni të theksoj rëndësinë e bashkëpunimit mes BE-së NATO-s në Kosovë, në veri”.
Poashtu shefi i diplomacisë evropian i bëri thirrje palëve që të rrisin vullnet për rrugën e tyre evropiane.
“Misioni ynë i EULEX-it është i pozicionuar dhe ka një bashkëpunim të fortë me KFOR-in dhe po përballen me momente të vështira, kohë të mundimshme. Ne do të vazhdojmë të sigurojmë stabilitet në këtë pjesë të Kosovës dhe në kufirin me Serbinë. Eulex ka një rol të rëndësishëm për këtë dhe e ka bërë këtë me vite dhe do të vazhdoj ta bëjë, por ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të rrisin vullnetin për marrëveshje për rrugën e tyre europiane”, tha Josep Borrell para mediave, pas takimit të ministrave të jashtëm sot në Bruksel./Reporteri.net/