Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pasi ekipi kosovar, Bad News Eagles arriti të kualifikohej në turneun më të madh në botë në CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.
BNE e arriti kualifikimin në ndeshjen e fundit, duke shkruar historinë për Kosovën.
E Kurti, suksesin e arritur nga ta e cilësoi historik, duke i uruar pesë djemtë nga Kosova.
“Bravo gamers! Kosova bën historinë me kualifikimin në PGL Antwerp Major 2022. Bad News Eagles sot mposhtën Sinners me rezultat 2:1. Kjo fitore i bën pjesë të garës më të madhe të vitit për CSGO. Pra, prej internet kafesë, ku filluan ushtrimet e para, BNE nga sot na përfaqësojnë në garën më të madhe në botë. I gëzohem çdo të arriture të rinisë sonë. Ata po na dëshmojnë çdo ditë se kur kombinohet pasioni dhe puna, suksesi është i garantuar”, shkroi Kurti në Instagram.