Norvegjia e ka shokuar Brazilin, duke e mposhtur dhe duke siguruar biletën për në çerekfinale të Botërorit 2026.
Kombëtarja e drejtuar nga Carlo Ancelotti u mposht 2-1 nga Norvegjia, në ndeshjen e luajtur në “MetLife” të New Jerseyt.
Erling Haaland shkëlqeu me dy gola, në këtë përballje, i cili tashmë i ka 7 gola të shënuar në këtë edicion.
Haalandi shënoi fillimisht në minutën e 79-të, duke shënuar me kokë, derisa goli i dytë ishte një supergol, që e shënoi në minutën e 90-të.
Neymari e shënoi golin ngushëllues, në minutën e 90+10’, nga pika e bardhë e penalltisë.
Me këtë fitore, Norvegjia kualifikohet në çerekfinale, ku do të luajë ndaj fituesit të ndeshjes Angli – Meksikë.
Ajo ndeshje e çerekfinale do të luhet më 11 korrik, në Miami.
Ndërkohë, 5-herë kampioni i botës, Brazili mbetet pa titull kampioni edhe këtë edicion, duke e çuar pritjen në 24 vite.

