Mosrespektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.
Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.
Policia ka bërë të ditur se 1 mijë e 898 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe kohore janë raportuar gjithsej 57 aksidente, 18 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 39 me dëme materiale.