Bresalci i ka bërë pritje të ngrohtë kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri dhe kandidatit për Asamble nga ky fshat, Bardhyl Syla.
Në emër të banorëve ka folur kandidati Syla i cili konfirmoi angazhimin e jashtëzakonshëm të nën-shtabit të Bresalcit në formatin shtëpi për shtëpi, për ta bërë fitoren historike të 17 tetorit.
“Për punët e kryera në Bresalc dhe kudo, nuk dua të flas dhe nuk dua falënderime. Para banorëve të Bresalcit, për realizim të projekteve komunitare në mandatin e ardhshëm, ku përfshihet ndërtimi i trotuarit me ndriçim prej lagjes së Xhamisë e deri te shkolla “Ibrahim Uruqi”, ndërtimi i një sheshi, ristrukturim të objektit të postës në çerdhe, ndërtim të parkut të paqes te Gllama, sikurse edhe për asfaltimin e rrugëve të mbetura dhe rrjetin e kanalizimit te Hoxhajt, Rexhajt e Bërkollët. Ju falëmnderit shumë për besimin. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.
Ndërkohë, kandidati Bardhyl Syla ka falënderuar kryetarin Haziri për realizimin e një numri të madh të projekteve infrastrukturore, duke shfaqur bindjen e plotë se edhe projektet në proces dhe ato të projeksionit, do të realizohen qind për qind.