Rregullatori i Mbretërisë së Bashkuar ka aprovuar përdorimin e vaksinës Pfizer – BioNTech tek fëmijët e moshave 12-15 vjeç, duke deklaruar se ajo është e sigurt dhe efektive për këtë grupmoshë.
Rregullatori ka bërë të ditur se ka bërë rishikime të rrepta lidhur me efektin e kësaj vaksine për këto mosha.
Ndërkohë, Komiteti i Vaksinimit dhe Imunizimit, nuk ka vendosur ende nëse fëmijët mund ta marrin këtë vaksinë.
Vaksina Pfizer tashmë është e aprovuar për përdorim tek personat nga 16 vjeç.
Tani ka mbetur që Komiteti i Vaksinimit dhe Imunizimit, të këshillojë qeverinë britanike nëse kjo grup-moshë duhet të vaksinohet në kuadër të planit tashmë ekzistues të vaksinimit apo jo.
Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar ka mjaftueshëm doza për t’i vaksinuar këto grup-mosha nëse rekomandohet nga Komiteti.