Ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore ka zgjuar panik të madh tek qytetarët e Kosovës.
Edhe fytyrat publike përmes rrjeteve sociale kanë kërkuar që të merren masa.
Aktori i njohur, Fatmir Spahiu i njohur në publik si “Bufi”, edhe kësaj radhe erdhi me një batutë për ngritjen e çmimeve, ku sipas tij në këtë situatë që gjendemi opsioni i tij i vetëm është që ta ngushtojë lukthin.
“Me keto rritje cmimesh, zgjidhja e vetme per mu mbetet ngushtimi i lukthit.
A per sa i perket krejt juve qe thojshit qe kerri 1.6 eshte seri e deshtume, plasni tash, hyhyhy.”,
shkroi aktori në llogarinë e tij në ‘Facebook’.