Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës ka shkruar për ngjarjet politike në vend dhe sulmet që iu bënë Gjykatës Kushtetuese nga partia në pushtet pas aktgjykimit të fundit.
Ai ka shkruar se koncepti i tiranisë së shumicës është një dukuri që shfaqet kur shumica parlamentare apo elektorale, synon të tejkalojë kufijtë kushtetues dhe të ushtrojë pushtet në dëm të të drejtave themelore dhe rendit kushtetues.
“Në këtë kontekst, Gjykatat Kushtetuese janë mekanizmi kryesor i mbrojtjes institucionale, duke garantuar që vullneti politik i shumicës të harmonizohet me vlerat dhe normat themelore të shtetit.”,tha Bugaqku.
Ai thotë se Kushtetuesja me rrëzimin e votimit të fshehtë, mbrojti institucionet duke garantuar që vullneti i shumicës të harmonizohet me vlerat dhe normat e shtetit.