Sot në Seancën e Kuvendit Komunal të Gjilanit kam ngrit këto qështje:
– Mungesën e ujit të pijes në lagjen Dardania 1
– Vendimin e gjykatës për punëtorët e shëndetësisë për rroga jubilare dhe pagesën e shpenzimeve administrative të gjykatës, a rrezikohet buxheti i QKM-së nga ndonjë vendim i përmbaruesit?
– Mosfunksionimi i kamerave të qytetit tash e sa muaj, cila është arsyeja ?
– Si është vendos trafika në mes të qendres zejtare dhe nga kush ?
– Pse nuk po rregullohet shtylla elektrike në Përlepnicë e cila është dëmtuar para 2 muajve?
– Rruga në Përlepnicë e cila mban emrin e “Neshat Ibrahimit” pse nuk është vendos ende tabela e emërtimit?
– Kur do të kryhet pagesa e dëmëve të shkaktuara nga vërshimet para disa javëve tek qytetarët e komunës tonë ?