Të respektuar qytetarë të Gjilanit; miq të dashur, anëtarë të PDK-s.
Falënderim e mirënjohje për kulturën e lartë demokratike e qytetarinë e treguar në zgjedhje.
Rezultatet shpërfaqin vullnetin tuaj, ndonëse ne në PDK kishim pritshmëri të tjera.
Si kandidat i juaj, nga rezultatet e deritanishme jozyrtare unë do të jem pjesë e Asamblesë së Gjilanit.
Përjetësisht mirënjohës për besimin e dhënë për mua edhe në këtë mandat.
Do të vazhdoj të mbetem zëri i sinqertë i juaji.
Ju falemnderit që rifuqizuat angazhimin tim!
Zoti ju bekoftë ju e familjet tuaja!
Përjetësisht mirënjohës!