Intervistimi 4ditor i Presidentit Thaçi ishte një përpjekje e radhes për ta zbehur imazhin e tij,pas kumtesës amatoreske të 24qershorit 2020.
Por nga ana tjeter,ky intervistim e fshiu dilemen dhe pandehmën e kundershtarëve të egër të Presidentit Thaçi,se ka qenë i intervistuar në Hagë në fshehtësi.Madje hoqi dilemën më të poshtër të mundshme,atë se gjoja të gjithë shokët e luftës i çoi në Hagë,për të shpëtuar lëkurën. Jo,Presidenti nuk jeton me situata të kurdisura. Heqja e kësaj dileme ka rëndësi të madhe ashtu si pandehkatjetër lidhur me gjoja marrëveshjet sekrete për ndarje ose shkëmbim teritosh. Të gjithë faktoret relevantë e përgenjeshtruan tezen se Hashim Thaçi ka bërë biseda sekrete për shkëmbim teritoresh a lojëra tjera me kufijtë e vendit tonë. Njeriu me trashëgimi të pasur politike dhe të arritura të larta në planin nacional,nuk ka kurfar motivesh ta tradhtoj identitetin e tij. Presidenti ka qenë,është dhe mbetet simbol i çlirimit të Kosovës,sinonim i burrështetasit që nuk prodhon shpesh historia. Presidenti do të tejkalojë sfidat sado të rafinuara dhe të mëdha që të jenë. Një jetë për Atdhe nuk hidhet dëm as lehtë as shpejt.
Besoj në Presidenti Thaçi!Besoj në vlerat e Ushtisë Çlirimtare të Kosovës! Besoj në shtetin tim,Kosovën! Po e përfundoj këtë shkrim me të madhin Kadare! Presidenti Thaçi nuk është politikani rëndomt,është epokë….